Sot, banesa rri bosh
Çdo muaj paguani mirëmbajtjen dhe faturat, por banesa nuk sjell asgjë. Askush nuk e kontrollon për lagështi apo defekte.
E japim me qira ditore në Airbnb dhe Booking në Prishtinë dhe kujdesemi për gjithçka. Ju merrni 65% të fitimit dhe vini në banesë kur të doni.

Kjo është historia e një banese 1+1 në Ulpianë.
Vazhdoni poshtë
Çdo muaj paguani mirëmbajtjen dhe faturat, por banesa nuk sjell asgjë. Askush nuk e kontrollon për lagështi apo defekte.
Bravë me kod, çarçafë hoteli, inventar me foto dhe fotografi profesionale. Ju paguani vetëm atë që mbetet në banesë, me faturë.
Diaspora për festa, udhëtarë pune dhe turistë. Çmimet i caktojmë sipas sezonit, dhe ditët që i doni për vete i bllokoni me një klik.
Pastrim, çarçafë të rinj, foto dhe kod i ri në derë. Ju e shihni kush hyn, kush del dhe si e la pastruesja banesën.
65% e fitimit neto shkon në llogarinë tuaj, kudo që jeni, bashkë me raportin dhe faturat. Në muajt pa mysafirë, ne nuk marrim asgjë.
Mirëmbajtja, rryma dhe kontrollet shkojnë çdo muaj, edhe kur askush nuk jeton aty. Qiraja afatgjatë sjell para, por ju lë pa banesë kur vini.
Zgjidhni lagjen dhe madhësinë. E krahasojmë me qiranë afatgjatë dhe me banesën bosh.
Banesat e mobiluara mirë, me foto profesionale, zihen më shpesh.
Vlerësim, jo garanci. Llogaritet nga çmimet dhe zënia mesatare në Prishtinë, pasi zbriten komisioni i platformës, rryma, uji, interneti dhe materialet. Pastrimi mbulohet nga tarifa që paguan mysafiri. Qiraja afatgjatë është një vlerësim i përafërt: shkruani shumën që do merrnit ju.
Nga fitimi neto, pasi zbriten shpenzimet e banesës. Nëse në një muaj nuk ka mysafirë, ne nuk marrim asgjë.
Tarifën e pastrimit e paguan mysafiri, kështu që pastrimi nuk ju kushton. Rryma, uji dhe interneti janë mesatare mujore dhe ndryshojnë sipas stinës.
Nga diaspora që vjen për festa e dasma, te njerëzit që vijnë për punë. Kjo e mban banesën të zënë edhe jashtë sezonit.
Familje që vijnë për pushime, dasma dhe festa, shpesh për një javë e më shumë.
Konsulentë, ekipe organizatash dhe firmash, gjatë gjithë vitit.
Vizitorë nga Evropa që e zbulojnë Kosovën dhe rajonin.
Punëtorë me projekte, studentë dhe të huaj që sapo kanë ardhur.
Të dhënat e tregut janë të përafërta, nga AirROI për Prishtinën (2025–2026).
Këto i shkruajmë edhe në kontratë.
Ju e paguani mobilimin, ne organizojmë blerjen, transportin dhe montimin. Mobiljet mbeten tuajat.
Çmime të përafërta, përfshirë transportin dhe montimin. Çmimi përfundimtar jepet pas vizitës, sipas asaj që banesa ka tashmë. Koha e kthimit llogaritet me zënie “E mirë” në Ulpianë.
Jam Labinot, nga Prishtina. Nuk do të flisni me një call center, por me personin që kujdeset për banesën tuaj. Më shkruani në WhatsApp ose Viber dhe ju përgjigjem vetë.
+383 44 442 994E bllokoni në aplikacion. Ato ditë banesa nuk jepet, dhe kur vini e gjeni të pastër.
Mysafirët verifikohen me ID. Për dëmet përdoret mbrojtja e platformës (AirCover te Airbnb) dhe depozita e mysafirit. Çdo dëm dokumentohet me foto nga inventari.
Zakonisht 12 muaj, me afat të qartë njoftimi nëse doni ta mbyllni më herët. Gjithçka shkruhet në kontratë para fillimit.
Me transfer bankar çdo muaj, më 5, në llogarinë që zgjidhni, bashkë me raportin dhe faturat.
Po, mobiljet janë tuajat dhe mbeten në banesë edhe nëse marrëveshja mbyllet. Ne e organizojmë blerjen dhe montimin, dhe ju tregojmë për sa muaj kthehet investimi.
Zakonisht në emrin tuaj, dhe ne shtohemi si menaxherë (co-host). Kështu banesa dhe vlerësimet mbeten tuajat edhe nëse marrëveshja mbyllet.
Pronari, sepse gjithçka mbetet në banesë. Për një 1+1 zakonisht janë rreth €800, dhe ju japim listën me faturë për çdo send.
Ne fitojmë vetëm kur fitoni ju, prandaj kemi interes ta mbushim. Nëse pas disa muajsh nuk funksionon, e mbyllim marrëveshjen sipas kontratës.

Na shkruani lagjen dhe madhësinë e banesës. Ju kthejmë vlerësimin brenda ditës.